Kryetarja e KPJ-së znj. Kodheli vizitë dyditore në Sofje

  • Postuar më, 17/09/2019

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme znj. Mimi Kodheli se bashku me anëtarë të këtij komisioni zhvilluan një vizitë dyditore në Sofje të Bullgarisë me ftesë së kryetares së KPJ-së znj. Dzhema Grozdanova.

Gjatë ditëve të qëndrimit në Sofje delegacioni shqiptar u prit në takim nga Zëvendëskryetari i Kuvendit Popullor bullgar z. Kristian Vigenin, i cili shprehu kënaqësinë e veccantë që parlamentarët shqiptarë ishin të parët që ai takonte pas marrjes së detyrësi. Duke vënë në dukje lidhjet e lashta mes dy popujve tonë ai e cilësoi Bullgarinë si një vend krejt të veccantë, ku të gjitha institucionet e të gjitha niveleve janë mbështetëse për hapjen e negociatave të Shqipërisë. Ai tha se shtyrja e këtij vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut vë në rrezik besimin e qytetarëve të këtyre vendeve për BE-në, duke dhënë një sinjal jo pozitiv për vetë unionin. 

Znj. Kodheli falendëroi për mbështetjen e pakursyer Bullgarinë, sidomos gjatë vitit 2018, vit në të cilin ky vend mbajti presidencën gjashtëmujore. "Në një kohë kur shtetet e mëdha të BE-së flisnin për kriza emigrantësh, ju flisnit për rëndësinë e zgjerimit dhe kjo ishte një prej prioriteteve të presidencës suaj, e për këtë duhet guxim", tha znj. Kodheli. 

Në takimin me anëtarët e komisionit për politikën e jashtme palët ndanë mendimin se tashmë vizitatne ndërsjellta duhet të konkretizohen. Znj. Grozdanova tha se në veccanti vendet e Evropës Lindore, Qëndrore dhe Juglindore duhet të vendosin më të mirën për popujt e tyre brenda unionit. Ajo shprehu bindjen se afërsia gjeografike dhe karakteriale e këtyre popujve mund ti shërbejë rritjes së bashkëpunimit në projekte rajonale. Sipas saj vetëm në këtë mënyrë ky rajon do të jetë një zë i fortë në BE, duke e paralelizuar me shembullin nordik. 

Kryetarja Kodheli bëri një paraqitje të situatës aktuale në vend, ndërsa e cilësoi vendimin për hapjen e negociatave si një vendim politik dhe strategjik. "Komisioni ka rekomanduar dy herë hapjen e negociatave për vendin tonë. Kjo nënkupton se Shqipëria ka plotësuar të gjitha detyrimet e procesit teknik. Tashmë ne mund vetëm të vijojmë reformat e thella që kemi nisur të realizojmë në vend", u shpreh ajo.

Delegacioni shqiptar u prit edhe nga Zëvendëskryeministrja për reformën në drejtësi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme znj. Ekaterina Zaharieva. Ministrja Zaharieva rikonfirmoi edhe një herë mbështetjen e pakursyer për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ajo tha se në të gjithë takimet dhe kanalet diplomatike Bullgaria është një mbështetëse e madhe sepse është e bindur se Shqipëria e meriton një gjë të tillë. "Ka mbetur edhe pak kohë nga data e vendimit. Në shpresojmë se do të jemi në gjendje të riafirmojmë edhe një herë unitetin e vetë Bashkimit Evropian. Unë jam e bindur se Evropës i duhet energjia juaj dhe rajonit tonë i duhet një inkurajim në rrugën proevropiane", u shpreh ministrja. 

Për Zëvendëskryeministrin për Rendin Publik dhe Sigurinë dhe ministrin e Mbrojtjes z. Krasimir Karakaçanov rritja e thellimit të operacioneve, stërvitjeve të përbashkëta nënkupton thithje të më shumë fondeve të BE përveccse rritje të kapaciteve të dy ushtrive tona. Ai vuri në dukje rolin e rëndësishëm të parlamentararëve shqiptarë në miratimin e ligjit për pakicat kombëtare, duke falenderuar njëkohësisht edhe për implementimin e shpejtë të tij. 

Delegacioni shqiptar zhvilloi takime dhe me komisionin e Integrimit Evropian si dhe me kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes gjeneralin Popov. 


Po ashtu tema të tjera bisedimi ishin edhe turizmi, rëndësia e shkëmbimeve parlamentare, bashkëpunimi në fushën e arsimit, sigurisë dhe diskutimi mbi situatën rakonale. Në bisedime u shpreh besimi se ekonomia dhe rritja e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve do të sillte një tjetër dimension në marrëdhënieve bilaterale.