Mblidhet Komisioni për Politikën e Jashtme

  • Postuar më, 30/09/2019

Komisioni për Politikën e Jashtme u mblodh e miratoi procesverbalet e mbledhjeve të datave 10 dhe 11 shtator 2019 si dhe programin e punës së komisionit për periudhën 30 shtator – 18 tetor 2019.

Më pas anëtarët e komisionit shqyrtuan projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian-Shqipëri, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë më cilësinë e vëzhgueses, në punën e Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore dhe mënyrën e kësaj pjesëmarrje në kuadrin e rregullores së Këshillit (KE), nr. 168/2007”.

Të ftuar ishin Zëvendës Ministrja e Drejtësisë, Znj. Fjoralba Cakaj si edhe Z. Besmir Beja, Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit.

Relatorja e këtij projektligji, Znj. Vasilika Hysi në fjalën e saj theksoi se: “E vlerësoj këtë nismë që Shqipëria të jetë pjesë vëzhguese në një institucion shumë të rëndësishëm që është Agjensia Europiane për të drejtat Themelore. Duke parë fushat e veprimit të kësaj agjensie unë do të vlerësoja ratifikimin e kësaj marrëveshje por më e rëndësishme është përzgjedhja, kush do të jetë përfaqësuesi? Kjo agjensi harton opinioned he jep mendime nëse legjislacioni është në përputhje me standardet. Pra, mendoni se sa të rëndësishme e kemi ne që jemi një vend kandidat që presim të hapim negociatat.” 

Gjatë mbledhjes së sotme anëtarët e komisionit shqytruan gjithashtu edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për projektin “Shtrati i lumit Lana – zhvillim urban”. Z. Erjon Luci, Zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Anuela Ristani, Nënkryetare e Bashkisë Tiranë, Ilda Qazimllari, Përgjegjes Sektori, Sektori i Zbatimit dhe Marrëdhënieve ligjore e financiare, Drejtoria e Implementimit të Investimeve të Huaja, Bashkia e Tiranës, Z. Tedi Bushaj, Ministria e Financave dhe Ekonomisë. 

Komisioni për Politikën e Jashtme shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për projektin “Shtrati i lumit Lana – zhvillim urban” si edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2018 për projektin “Mbështetje për negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE në sektorin ekonomik”. Të ftuar ishin përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Znj. Belinda Ikonomi, Zëvendësministre në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Majlinda Hafizi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë.    

Pas diskutimeve anëtarët e Komisioni për Politikën e Jashtme, miratuan projektigjet e sipërpërmendura.    











Share