Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik seancë dëgjimore me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në lidhje me masat e marra për fillimin e vitit të ri shkollor 2019 – 2020 në arsimin parauniversitar

  • Postuar më, 02/10/2019

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Besa Shahini në lidhje me masat e marra për fillimin e vitit të ri shkollor 2019 – 2020 në arsimin parauniversitar.

Të ftuar në mbledhjen e radhës së këtoj komisioni ishin Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Zamira Gjini, drejtore e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Z. Gerti Janaqi,  Drejtor i përgjithëm i ASCAP (Agjensia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar) dhe Znj. Ermelinda Durmishi, këshilltare e Ministres. 

Gjatë fjalës së saj Znj. Shahini tha: “ Shqipëria renditet e para përsa i përket përfshirjes së fëmijëve në sistemin shkollor parauniversitar. Nga sugjerimet tuaja ne përmirësojmë kushtet e këtij arsimi. Këtë vit, pregatitjet kanë filluar që prej muajit Maj si nga Ministria e Arsimit ashtu edhe ajo e Shëndetësisë janë bërë inspektime në shkolla të ndryshme. Tëk disa shkolla ku janë hasur problem është biseduar me bashkitë përkatëse. Në rreth 260 shkolla të përzgjedhura në mënyrë të rastësishme janë bërë për herë të parë riinspektime të aspektit kurrikular. Prandaj këtë vit, mund të themi se 16 shtatori na gjeti plotësisht të përgatitur”- Gjatë fjalës së saj znj. Shahini shtoi se “ Një tjetër moment i rëndësishëm janë edhe tekstet shkollore falas. Gjatë vitit të kaluar ketu përfshiheshin teksetet e klasave të para deri tek të katërtat. Ketë vit ne mundëm të plotësojmë me tekste falas edhe klasat e pesta, pra mbyllëm të gjithë arsimin fillor. Ashtu si e kemi planifikuar deri në vitin 2021, mendojmë që të mbyllim të gjithë arsimin 9 vjeçar me tekse falas. 

Edhe përsa i përket kurrikulës së re ajo është zbatuar në çdo shkollë. Tani mbetet vetëm të vlerësojmë këtë kurrikul të re dhe tekstet falas për të gjithë fëmijët e arsimit fillor e po vazhdon puna për kurrikulën e re që pritet të zbatohet edhe në sistemin parashkollor.”   

Specialsitët e Minsitrisë së Arsimit bënë më dije se gjatë vitit  2019- 2020 në shkollat publike  janë 308 psikologë dhe 158 punonjës socialë, pra 560 punonjës të shërbimit psiko-social. Forcimi i shërbimit psiko-social është prioritet i MASR-së.

Në vitin 2018-2019, në sistemin arsimor parauniversitar ndoqën mësimin në kopshte dhe shkolla jospeciale publike dhe private 3854 fëmijë me aftësi të kufizuar. Në veçanti për fëmijët që nuk dëgjojnë është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Shoqatës Kombëtare Shqiptare e Njerëzve që nuk Dëgjojnë për bashkëpunimin e palëve në fushën e edukimit dhe ofrimit të shërbimit të interpretimit në gjuhën e shenjave për njerëzit që nuk dëgjojnë.

Në këtë kuadër, risi është vendosja e mësuesve ndihmës për të punuar në institucione dhe klasa gjithëpërfshirëse me nxënës me aftësi të kufizuara. 

MASR-ja dhe Ministria e Brendshme po zbatojnë prej 2 vjetësh projektin “Shkolla të sigurta” i cili ka një vëmendje të posaçme në rritjen e sigurisë si brenda ashtu edhe në perimetrin e institucioneve arsimore, nëpërmjet patrullimit të shpeshtë të policisë si dhe një sërë masash të tjera siç është dhe prezantimi i projektit pilot për oficerin e sigurisë në shkolla. 

“Në vitin 2019-2020 kemi 98 shkolla në të gjithë Shqipërinëtë përfshira në nismën “Bëjmë detyrat e shtëpisë”. Kjo nismë përbën një potencial për të zvogëluar hendekun midis nxënësve që marrin mbështetje nga prindërit e tyre dhe ata që nuk e bëjnë këtë dhe përbën një ndër prioritetet e MASR-së për të mbështetur nxënësit me vështirësi në të nxënë.”