Mblidhet Komisioni për Ekonominë dhe Financat

  • Postuar më, 07/10/2019

Nën drejtimin e Kryetarit, Z. Arben Ahmetaj, Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi nen për nen projektligjin: “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” (në anglisht, Albanian Investment Corporation), iniciuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Të ftuar në takimin e radhës së këtij komisioni ishin Z. Elton Haxhi, Zëvendës ministër i Financave dhe Ekonomisë, Z. Sajmir Muçmataj dhe Z. Arvid Uruçi. 

Pas diskutimeve, pyetjeve dhe sugjerimeve anëtarët e Komisionit për Ekonominë dhe Financat miratuan nen për nen projektligjin “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” (në anglisht, Albanian Investment Corporation), iniciuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.