Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uroi Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti

  • Postuar më, 07/10/2019


Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti.



“I dashur Albin,

Ju uroj përzemërsisht për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Republikën e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës i besuan dhe e votuan Lëvizjen Vetëvendosje dhe unë kam besim se qeveria e dalë nga këto zgjedhje do të punojë pa u lodhur për zhvillimin, prosperitetin, paqen, sigurinë dhe integrimet atlantike dhe evropiane të Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si deri tani, do të nxisë e mbështesë fuqimisht bashkëpunimin parlamentar si edhe bashkëpunimin midis qeverive dhe institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës”,- shkruhet në letrën e urimit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, drejtuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti.