Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit kushtuar Luan Hajdaragës

  • Postuar më, 10/10/2019

9 tetor 2019 


Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mbrëmjen e sotme mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit kushtuar Luan Hajdaragës. Dokumentari, i cili i kushtohet persoanlitetit të shquar në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, është një prodhim i Radiotelevizionit shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, me skenar dhe regji të publiçistit Anxhelo Xhaçka.


Luan Hajdaraga ishte nje personalitet i shquar politik, akademik, kulturor dhe shoqëror. Si bashkëthemelues i Partisë Socialiste, Ministër dhe diplomat i shquar, legjislator, akademik dhe figurë e spikatur shkencore dhe shoqërore, Luan Hajdaraga kishte mjaft cilësi e vyrtyte. Por mbi të gjitha, vlera e tij më e madhe dhe më e njohur është se ishte mik i të gjithëve. Luan Hajdaraga ka merita të mëdha në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe arsimit shqiptar, modernizimin dhe reformimin e jetës politike e shoqërore.



Në veprimtarinë kushtuar profesorit, politikanit dhe legjislatorit të njohur merrni pjesë edhe Presidenti Ilir Meta, ministra, deputetë dhe personalitete të jetës politike, shkencore dhe shoqërore të vendit si edhe të medias.