Kuvendi mblidhet në seancë plenare

  • Postuar më, 04/11/2019

Në drejtimin e kryetarit të Kuvendit z.Gramoz Ruçi, Kuvendi u mblodh në seancë plenare.

Seanca e sotme nisi me Interpelancën urgjente kërkuar nga një grup prej 8 deputetësh të opozitës . Pas interpelancës me minsistren znj Elisa Spiropali dhe pyetje përgjigjeve,seanca vijoi me shqyrtimin e projektligjit “Për rininë”.Për këtë projektligj,në emër të grupit parlamentar të PS, foli znj.Almira Xhambulla e cila tha se ligji për rininë do të krijoj një mjedis të përshtatshëm si nga ana institucionale ashtu dhe nga ajo sociale për të rinjtë që të gjejnë veten e tyre të përfshirë, të përfaqësuar, të mbështetur dhe të edukuar për të qenë qytetarë të denjë ashtu si çdo bashkëmoshatar i tyre ne BE.“Ky projektligj ka si qëllim përcaktimin e veprimtarive, të mekanizmave dhe të autoriteteve përgjegjës për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të rinjve dhe synon plotësimin e kuadrit ligjor ekzistues që ndikon tek të rinjtë si edhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në proçeset politikbërëse dhe vendimmarrëse” vijoi më tej znj. Xhambulla. Projektligji u miratua me 79 vota pro 23 kundër dhe 4 abstenim

Për projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Falsifikimit të Monedhës" në emër të grupit parlamentar te PS, fjalën e mori znj. Elona Gjebrea e cila tha se projektligji ka për qëllim aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare në luftën kundër falsifikimit të monedhës nënshkruar në Gjenevë më 20 Prill 1929. Më tej ajo shtoi se“Konventa siguron parandalimin dhe dënimin e veprës penale të falsifikimit të monedhës nëpërmjet bashkëpunimit me shtetet anëtare duke shkëmbyer informacion me anë të Zyrës Qëndrore”. Votimi i këtij projektligji u shty për seancën e rradhës

Akti normativ nr. 2, datë 02.10.2019, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019” u miratua me 80 vota pro 25 kundër dhe 3 abstenim 

Akti  normativ nr. 3, datë 02.10.2019, “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar u miratua me 83 vota pro 22 kundër dhe 2 abstenim.

Seanca I mbylli punimet rreth orës 16.30