Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi raportitn e arsyetuar për kandidaturat e vakancave në Gjykatën Kushtetuese
- Postuar më, 05/11/2019
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi raportitn e arsyetuar për kandidaturat e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Në mbledhjen e mëparshme janë realizuar seancat dëgjimore me kandidatet përkatëse për të dyja vakancat.
Me vendimin Nr. 130, datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, është miratuar lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e plotë, e shpallur nga Kuvendi i Republikës në datën 12.02.2018, konkretisht:
1- Arta Vorpsi
2- Elsa Toska
3- Besnik Muçi
Për kandadatin Besnik Muçi, që është tashmë anëtar në Gjykatën Kushtetuese, raportit që u votua do i bashkëlidhet Dekreti i Presidentit.
Me vendimin Nr 134, datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, është miratuar lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e plotë, e shpallur nga Kuvendi i Republikës në datën 04.03.2019, konkretisht:
1- Arta Vorpsi
2- Fiona Papajorgji
3- Elsa Toska
Me miratimin e raportit të bllokut të dytë, të dy raportet i kalojnë seancës plenare. Kuvendi voton me shumicë të cilësuar kandidaturat për secilën vakancë. Nëse Kuvendi nuk arrin shumicën e cilësuar prej 84 votash, kandidati i listuar i pari nga KED emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.