Komisioni për Integrimin Europian miratoi një projektligj

  • Postuar më, 05/11/2019

Në drejtimin e kryetares znj.Rudina Hajdari komisioni për Integrimin Europian mori në shqyrtim  projektligjin " Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”.


Të ftuar për të folur rreth projektligjit ishin  z.Ilir Bejtja zëvendës ministër në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe specialistë të kësaj ministrie.

Z Bejtaj referoi përpara komisionit se ligji në fjalë ka një histori prej 4 vitesh dhe tashmë është rënë dakort me të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit.


Më tej në lidhje me faktin sesa i afrohet ky projektligj legjislanit të BE, z..Dedë Kasneci drejtor i Shërbimit të përafrimit të Legjislacionit  tha se është analizuar përputhshmëria e tij dhe  ky projektligj është përafruar me legjislacionin përkatës të BE

.Pas pyetjeve dhe diskutimeve të ndryshme nga anëtarët , komisioni miratoi në parim nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.