Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi një projektrezolutë

  • Postuar më, 06/11/2019

Në drejtimin e kryetares,znj.Mimi Kodheli, komisioni për Politikën e Jashtme, në cilësinë e komisionit  për dhënie mendimi, shqyrtoi dhe miratoi projektrezolutën “Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”.

 Projekt-rezoluta, e propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vjen si konkluzion i vlerësimit se ndërhyrjet e huaja në mënyrë të parregullt në proceset elektorale, dezinformimi dhe lajmet e rreme minojnë demokracinë, zbehin  besimin publik në proceset demokratike, duke përbërë një rrezik serioz për shoqerinë dhe institucionet demokratike shqiptare, të drejtat dhe liritë themelore, sundimin e ligjit, sigurinë, mirëqenien ekonomike dhe, në fund të fundit, përbëjnë një sfidë për sovranitetin e Shqiperisë. 

 Përpara se kjo projekt-rezolutë të kalojë për shqyrtimin dhe votimin e Kuvendit të Shqipërisë ajo do të paraqitet për shqyrtim edhe në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, i cili, në rastin konkret është edhe komisioni përgjegjës.