Mblidhet Këshilli i Legjislacionit

  • Postuar më, 11/11/2019

Me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, gjatë seancës plenare të datës 11 nëntor u mblodh këshilli i legjislacionit për të diskutuar lidhur me kushtetutshmërinë e procedurave të ndjekura nga Kuvendi për plotësimin e dy vakancave të shpallura për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Në përfundim të mbledhjes, këshilli i rekomandoi seancës plenare votimin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese në përputhje me parashikimet e kushtetutës dhe ligjit, si dhe afateve të përcaktuara në to.