Komisioni për Politikën e Jashtme, mori në shqyrtim dhe votoi nen për nen projektligjin “Për buxhetin 2020” për Ministrinë e Shtetit për Diasporën

  • Postuar më, 21/11/2019

Komisioni për Politikën e Jashtme, nën drejtimin e Kryetares Mimi Kodheli  mori sot në shqyrtim dhe votoi nen për nen projektligjin “Për buxhetin 2020” për Ministrinë e Shtetit për Diasporën. 

Për prezantimin e projektligjit i pranishëm në mbledhje ishte Ministri Pandeli Majko, i cili prezantoi në detaj buxhetin për katër insitucionet e krijuar vitet e fundit dhe që janë në varësi të ministrisë që ai drejton, më konretisht për Agjencinë Kombëtare për Diasporën, Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporën, Qendrën e Botimeve për Diasporën si dhe Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët.

Deputetët u interesuan në detaje për aktivitetet e parashikuara për vitin e ardhshëm për të kuptuar edhe më mirë shpërndarjen e fondeve, pyetje të cilat morën përgjigje në detaje nga ministri Majko.

Në përfundim Komisioni miratoi raportin që do t'i dërgohet Komisionit për Ekonominë dhe Financat.



Share