Mblidhet Komisioni për Politikën e Jashtme

  • Postuar më, 22/11/2019

Komisioni për Politikën e Jashtme në kuadër të diskutimit të projektligjit “Për buxhetin 2020” u ndal sot në shqyrtimin dhe prezantimin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të pjesës së buxhetit që i takon këtij institucioni. 

Prenzantimi nga Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Gent Cakaj u ndal në të gjitha prioritet e ministrisë që ai drejton për vitin e ardhshëm, duke parashtruar se buxheti i parashikuar është i mjaftueshëm.

Interesi i deputëtëve ishte kryesisht i fokusuar mbi detajet e parashikuara në buxhetin e ardhshëm për një kryesim sa më të suksesshëm të kryesimit të Presidencës së OSBE-së. Në këtë prizëm z. Cakaj nënvizoi se në buxhetin e ardhshëm nuk është e parashikuar gjithë shuma e nevojshme që do të duhet për të mbuluar të gjitha aktivitet që do të zhvillojë vendi ynë prej marrjes së kryesimit për OSBE-në, por qeveria ka dhënë gatishmërinë e saj për të alokuar fonde herë pas herë. 

Ditën e hënë Komisioni do të shqyrtojë nen për nen këtë projektligj.


Share