Komisioni për Politikën e Jashtme në kuadër të diskutimit të projektligjit “Për buxhetin 2020” diskutoi dhe votoi sot nen për nen pjesën e buxhetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
- Postuar më, 25/11/2019
Komisioni për Politikën e Jashtme në kuadër të diskutimit të projektligjit “Për buxhetin 2020” diskutoi dhe votoi sot nen për nen pjesën e buxhetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Të pranishëm në mbledhjen e komisionit ishin përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ashtu si edhe përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë të cilët u vunë në dispozicion të kërkesave të deputetëve për të dhënë shpjegimet e nevojshme.
Komisioni u shpreh dakord që ti rekomandojë Komisionit përgjegjës bëjë një rishpërndarje të fondeve për këtë ministri nisur nga angazhimet e shumta të tyre pëe vitin që vjen.
Gjatë diskutimeve në komision opozita tha se shpreson që mazhoranca dhe konkretisht Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të jenë në gjendje që të realizojnë me sukses marrjen e Presidencës së OSBE-së për vitin e ardhshëm ndërsa kritikuan buxhetin pasi sipas tyre nuk parashikon në detaje aktivitetet e ministerialet që do të duhet të zhvillohen në vend.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Armand Skapi tha se mbështetja e qeverisë është e padiskutueshme sidomos për vitin 2020, kështu që në çdo moment që do të ketë nevojë për fonde shtesë, qeveria ka shprehur gatishmërinë për ta suportuar dikasterin që ai drejton.