Presidenti i Parlamentit të Greqisë, Konstandinos Tasulas, i dërgon mesazh ngushëllimi Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi

  • Postuar më, 27/11/2019

Presidenti i Parlamentit të Greqisë, Konstandinos Tasulas, i dërgon mesazh ngushëllimi Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

“Në këto çaste të vështira,  në emër të Parlamentit të Greqisë, timin personal dhe të popullit grek, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe simpatinë e thellë për familjet që humbën njerëzit e tyre, për qytetarët që luftojnë për përballimin e pasojave të tërmetit si edhe për të gjithë popullin shqiptar,” shkruan midis të tjerash në mesazhin e tij, Presidenti i Parlamentit të Greqisë, Konstandinos Tasulas.



Share