Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Edelstein i dërgon mesazh ngushëllimi Kryetarit të Kuvendit, z. Ruçi

  • Postuar më, 28/11/2019

“Jam thellësisht i trishtuar nga humbjet e jetëve, lëndimet dhe dëmet e tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. 

Unë dhe kolegët e mi deputetë jemi jashtëzakonisht të prekur nga kjo ngjarje tragjike dhe i shprehim ngushëllimet tona të thella familjeve të viktimave dhe popullit shqiptar. 

Lutemi për të lënduarit dhe kemi besim se Shqipëria do t’i përballojë këto pasoja shkatërruese dhe do të rimëkëmbet shumë shpejt.

Shqipëria është një mike e Izraelit dhe ekipet tona të shpëtimit bashkë me kolegët e tyre shqiptarë do të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar te mbijetuarit. Unë dhe Parlamenti jemi me ju në këto çaste të vështira dhe në gadishmëri për çdo nevojë,” shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Parlamentit të Izraelit, July Joel Edelstein.