Presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, znj. Pasquier i dërgon mesazh ngushëllimi Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi

  • Postuar më, 29/11/2019

Presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Pasquier i dërgon mesazh ngushëllimi Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

“Në emër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Ju shpreh solidaritetin dhe simpatinë e thellë për popullin e Shqipërisë, familjet e viktimave dhe të lënduarit prej tërmetit të 26 nëntorit si edhe inkurajimin e mbështetjen për ekipet e shpëtimit,” shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, znj. Liliane Maury  Pasquier.