Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi kater akte normative me fuqine e ligjit

  • Postuar më, 03/12/2019

Komisioni Komisioni për Ekonominë dhe Financat mori në shqyrtim kater akte normative me fuqine e ligjit. Konktretisht:             

 Akti Normativ “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.92/2014, “për tatimin mbi vlerën e shtuar në republikën e shqipërisë”, të ndryshuar”

Akti Normativ “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”

Akti Normativ “Për një shtesë në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “për sigurimet shoqërore në republikën e shqipërisë”, të ndryshuar”

Akti Normativ “Për një shtesë në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.

Te pranishëm ishin znj. Anila Denaj, ministre në ministrinë e Financave dhe Ekonomise, Znj. Mimoza Dhembi, Drejtoreshe e pergjithshme e Buxhetit, z.Petro Koçi, zëvendës ministër në ministrinë e  Mbrojtjes dhe z.Julian Hodaj, zv. minister në ministrinë e Brendshme

Aktet normative  vijne te propozuara nga Keshilli I Ministrave ne kuader te situates se jashtezakonshme te krijuar si pasoje e termetit te dates 26 nentor 2019, me qellim sigurimin e ndihmave dhe dhenien e mbeshtetjes se drejtperdrejt te te prekurve nga fatkeqesia.Ne fjalën e saj znj.Denaj beri te qarte se nepermjet ketyre akteve do te behet e mundur përjashtimi nga pagesa e TVSH-së e mjeteve dhe pajisjeve të cilat përdoren për të rindërtuar zonat e prekura nga fatkeqësitë, ardhjen në ndihmë familjarëve të viktimave të cilët humbën jetën gjatë tërmetit të datës 26.11.2019,  dhe kanë pësuar dëmtime në banesat e tyre duke i bërë ato të pabanueshme, dhënien e një ndihme, me karakter të përhershëm të gjithë personave që kanë humbur pjesëtarët e familjes nga fatkeqësia natyrore, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019 si edhe nxitjen e ndihmave dhe donacioneve nga komuniteti i biznesit për të dëmtuarit nga tërmeti duke parashikuar njohjen si shpenzime të zbritshme donacionet deri në masën 5% të fitimit para tatimit.





Share