Mblidhet Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

  • Postuar më, 10/12/2019

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi gjatë mbledhjes së sotme shtyrtoi projektligjin “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare” dhe projektligjin “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Pas diskutimeve dhe me propozimet për ndryshime në disa nene antarët e komisionit ia kaluan me raport komisionit përgjegjës.

Në kuadër të shqyrtimit të dy projektligjeve të paketës antishpifje, konkretisht të projektligjeve “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.97, datë 4.3.2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” dhe “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9918 , datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, komisioni zhvilloi seancë dëgjimore me organizata të shoqërisë civile ku morrën pjesë znj. Diana Malaj e cila mbulon cështjet e lirisë së informimit, Qendra Res Publica, Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, z. Av. Edmond Petraj, z. Mevlut Derti, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Znj. Ardita Kolmarku, në pozicionin e juristes pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit. BIRN Albania, znj. Kristina Voko, Drejtoresha ekzekutive, “Faktoje. Al”, Znj. Klodiana Kapo, drejtoreshë ekzekutive, znj. Violeta Keta, redaktore, “Exit neës” znj. Megi Ndregjoni, znj. Rezarta Caushi, OSBE, znj. Monika Bixho, znj. Edlira Çanga, Unioni i gazetarëve, z. Aleksander Cipa.

Në orën 13:00 komisioni kishte parashikuar senacë dëgjimore me dhomën e tregtisë dhe shoqatat e biznesit por nuk kishte asnjë përfaqësues dhe mbledhja u mbyll.



Share