Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskutoi në parim dy projektligje

  • Postuar më, 10/12/2019

Në drejtimin e zëvendëskryetares znj. Milva Ikonomi komisioni për edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskutoi në parim projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Të ftuar për të prezantuar projektligjet në komision ishin z. Enea Karakaci drejtor në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë z..Besmir Beja drejtor i Përgjithshëm i Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit në ministrinë e Drejtësisë.
Z.Beja në fjalën e tij vuri theksin të rëndësia dhe arsyet e kësaj nisme ligjore:”Për shkak të zhvillimeve të vazhdueshme të teknologjisë dhe informacionit gjatë viteve të fundit është vënë re një tendencë në rritje për sa I përket publikimeve me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme online.Ndryshimet e propozuara nuk cënon lirinë e shprehjes , por synon vendosjen e disa rregullave dhe standarteve etike në mënyrë që të respektohet dinjiteti dhe të drejtat themelore të njeriut, të përmirësohet cilësia e informimit dhe diskursit publik”
Më tej diskutimi i projektligjeve vijoi me përfaqësues të Autoritetit të Mediave audiovizive si dhe përfaqësues nga OSBE, PNUD,BE, institucioni i Avokatit të Popullit, AKEP dhe operatorë mediatik, të cilët shprehën opininet e tyre në lidhje me ndryshimet e propozuara.


Share