Mblidhet Komisioni për Politikën e Jashtme

  • Postuar më, 11/12/2019

Komisioni për Politikën e Jashtme u mblodh për të shqyrtuar, në cilësinë e Komisionit për dhënie mendimi, tre projekt-ligje, konkretisht: "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2018, për projektin “Menaxhimi i modernizuar i mbetjeve dhe ekonomia ricikluese në respekt të mjedisit (DKTI); "Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright” dhe "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2018 për projektin “Programi për Infrastrukturën Komunale V”.

Pas paraqitjes së projektligjeve nga përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e tyre dhe diskutimeve të deputëtëve pjesëmarrës, Komisioni vendosi ti miratojë dhe t’ia përcjellë ato për shqyrtim të mëtejshëm Komisioneve përgjegjëse për kalimin e tyre për votim në seancë plenare.  



Share