Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashme, znj. Mimi Kodheli pati një takim me Ambasadoren e re greke në Shqipëri, Sh.S. Znj. Sophia Philippidou

  • Postuar më, 26/12/2019

Kryetarja e Komisionit për Politiken e Jashme, znj. Mimi Kodheli pati një takim kortezie me Ambasadoren e Jashtëzakoneshme dhe Fuqiplotë të Republikës Greke në Shqipëri, Sh.S. Znj. Sophia Philippidou.   

Znj. Kodheli e përgëzoi znj. Philippidou për emërimin në postin e lartë të Ambasadores dhe i uroi asaj mirseardhjen në Shqipëri. Me tej ajo shprehu mirënjohjen për ndihmën që Greqia i dha Shqipërisë në momentet e vështira që ajo perjetoi për shkak të tërmetit i cili shkaktoi mbi 50 viktima dhe dëme të jashtëzakonshme ekonomike e materiale. 

Ambasadorja greke Philippidou falënderoi për mikpritjen dhe siguroi znj. Kodheli se mbështetja e vendit të saj do të vazhdojë edhe në të ardhmen.    

Më tej bashkebisedueset folën mbi rrugët për rritjen e mëtejshme të bashkepunimit midis Shqipërisë dhe Greqisë, veçanërisht në fushën e kulturës, si dhe për nevojën e intensifikimit të kontakteve midis parlamentarëve, çka do të kontribuonte ndjeshem në luftën kundër steriotipeve negative dhe në forcimin e marrëdhënieve të gjithanëshme e ndjenjave miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.