Njoftim

  • Postuar më, 16/01/2020

 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

                                            

 

 

                                                                                                 FTESE PER NEGOCIATA

 

 

Kuvendi i Shqipërisë, ne mbështetje te VKM Nr. 1195, date 05.08.2008, kërkon te realizoje proceduren për “Transmetimin e spotit te 100 vjetorit te parlamentarizmit shqiptar”.

Mbeshtetur ne VKM  nr. 1195 date 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve të reklamave për transmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e administratës shtetërore Kuvendi i Shqiperise zhvillon procedure (per negociata) per trasmetimin e spotit publicitar me objekt “ Transmetimin e spotit te 100 vjetorit te parlamentarizmit shqiptar”.

 

Objekti i spotit do te jete: Perzgjedhja e  1(nje) operator  ekonomik,  te organeve  te mediave audio-vizive, per transmetimin e spotit te 100 vjetorit te parlamentarizmit shqiptar.

 

Nevoja për kryerjen e sherbimi: Spoti publicitar është përgatitur nga RTSH-ja në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë dhe  po transmetohet, në të gjitha kanalet e RTSH-së.

Me qëllim që të ketë një pasqyrim sa më të gjërë dhe shikueshmëri me te madhe  brenda dhe jashtë vendit, kërkohet shfaqja e spotit edhe në një televizion  privat.

Ky spot do te trasmetohet para edicionit qendror te lajmeve.

 

Shpeshtësia e shfaqjes së spotit: 5 (dite) ditë rradhazi.

Numri i spotit: 100 (njeqinde) sekonda, minimumi 1(nje) here ne dite (perpara edicionit te lajmeve)  në media audio-vizive  me shikushmerine me te larte.

Numri i  mediave vizive :  1 (nje).

Periudha e shfaqjes së  spotit:  5 (pese) dite  rradhazi 

Kohezgjatja e kontrates : Per nje periudhe 1( nje) javore.

 

Fondi limit  ne dispozicion per  shfaqjen e spotit: ne total  250.000 ( dyqinde e pesedhjete mije ) lek pa TVSH.

Afati i fundit: Paraqitja e konfirmimeve nga organet e medies audio-vizive është deri me date  17.01.2020 ora 15:00

Konfirmimet për vazhdimësinë e negociatave: Konfirmimet duhet te vijnë te gjitha ne një dite te vetme, te mbyllura ne zarf te vulosur, te shënuara me adrese dhe emërtimin e subjektit, ne afatin dhe orën e përcaktuar ne ftesën për oferte, jo me pare se 17.01.2020 ora 15:00. Ne rast te kundërt ata do te refuzohen dhe do te kthehen te pa hapura.

 

Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqisni pranë autoritetit tone:

Emri                            KUVENDI  I SHQIPERISE

Adresa                         Bul. “Deshmoret e Kombit” nr. 4, Tirane

Tel/Fax                       04 /2 278 318/ 259

Adresa e Internetit      www.parlament.al                              

E-mail                         genci.gjoncaj@parlament.al

NE EMER TE KOMISIONIT PER NDJEKJEN E PROCEDURAVE PER TRANSMETIMIN E SPOTIT PUBLICITAR.

Gjuhen per hartimin eofertave eshte  : Shqip.

Termat e Referencës:

Qellimi eshte transmetimi i spotit te 100 vjetorit te parlamentarizmit shqiptar. Kuvendi do te përzgjedhë 1 (nje) operator ekonomik te organeve te  medias audio-vizive private, per nje audience me te madhe.

 

INFORMACION DHE KERKESA SHTESE

1.a) Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”.

b)      nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)

b)      nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP,

c)     nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen  me veprimtarinë profesionale.

d)     ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Vetdeklarim per  kerkesat sa me siper.

 

3. Ofertën ku te jete i specifikuar çmimi dhe koha e shfaqes se spotit publicitar.

 

Përzgjedhja e ofertave sipas pikës nr. 7 te VKM nr. 1195 date 5.8.2008

 

 

 Kriteret e vlerësimit:                                                                                                                                                                                                         

 

- Audienca me e larte e medias audio-vizive.

 

- Cmimi me i ulet i ofertes se paraqitur.

 

- Koha e transmetimit te spotit ne median audio-vizive

 

 Vleresohet me 50 pike, audienca me e larte e medias audio-vizive.

 

Vleresohet me 30 pike, cmimi me i ulet i ofertes se paraqitur.

Vleresohet me 20 pike, koha e transmetimit te spotit ne median audio-vizive.

Oferta ekonomike do te jete e paraqitur ne Lek pa TVSH dhe TVSH do te jete zë i veçante ne oferte si dhe ne kontrate.

 

Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave përfaqësuesit apo

personat me autorizim.

 

Ofertat duhet të jenë të mbyllura në zarf, të vulosura dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e shoqërive zyrtarisht pranë Kuvendit te Shqipërisë ose dorazi para komisionit në datën dhe orën e përcaktuar.

 

Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet tej afatit të përcaktuar dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.

 

Jemi ne pritje te konfirmimit tuaj për negocim.

 

 

 

SEKRETAR  I  PERGJITHSHEM

 

Genci  GJONÇAJ