Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit Komisionerin Evpropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, z . Olivèr Várhelyi

  • Postuar më, 16/01/2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit Komisionerin Evpropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, z . Olivèr Várhelyi.Të pranishëm në takim ishin edhe z. Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, znj. Rudina Hajdari, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat, dhe z. Nimet Musaj, Kryetar i Grupit Parlamentar të Pavarur. 

Duke i uruar mirëseardhjen në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit e përgëzoi Komisionerin Várhelyi dhe e falenderoi që vizitën e parë në kuadër të detyrës së re e realizon në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. “Ne i ndjekim nga afër zhvillimet në kuadër të BE-së siç është procesi i zgjerimit. Jemi te inkurajuar nga mbështetja dhe deklaratat që keni bërë ju personalisht si dhePresidentja e Komisionit, znj. Ursula von der Leyen, Presidenti i PE, David Sassoli, për mbështetjen e integrimit evropian tëBallkanit Perëndimor e veçanërisht Shqipërisë e Maqedonisësë Veriut”. 

Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështjetjen e ofruar nga BE pas tërmetit të datës 26 nëntor në Shqipëri si dhe për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel. 

“Vendimi i Këshillit Evropian të tetorit 2019,” vijoi me tej z. Ruçi “nuk ishte i mirëpritur për ne, por ai vendim nuk na ka demotivuar dhe plani jonë i vetëm vijon të jetë integrimi evropian. Ne kemi vijuar punën tonë. Kemi hartuar Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna për Kuvendin në Raportin 2019 të Komisionit Europian për Shqipërinë, me 6 objektiva dhe 44 masat për periudhën maj 2019-maj 2020. Në mbyllje të vitit 2019 kemi kompletuar paketen ligjore për Reformën në Drejtësi dhe po vazhdon plotësimi dhe ngritja e organeve te reja të distemit te drejtësisë. Opozita jashtëparlamentare ka pranuar të ulet në tryezë dhe të japë kontributin e saj per reformen zgjedhore dhe ky vendim i saj është për t’u vlerësuar. Shpresojmë që shumë shpejt do përmbyllet edhe kjo reformë,” tha z. Ruçi. 

Nga ana e tij, Komisioneri i BE për Zgjerimin rikonfirmoi faktin se BE dhe ai vetë e kanë prioritet Ballkanin Perëndimor, ndaj u realizua dhe kjo vizitë e tij e parë nëMaqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. “Disa gabime u bënë nëtetor, por ne jemi këtu për të krijuar një mundësi dhe për tërigjallëruar procesin e integrimit me një çasje pak më ndryshe, por nuk do të ndryshojmë planin. Tashmë kemi filluar punën për përpilimin e një strategjie të re që mbështetet në tri shtylla: metologji e re për shtetet anëtare që nuk ishin mbështetëse për hapjen e nogociatave; fillimi i punës për përgatitjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave para Samitit të Zagrebit; si dhe dorëzimi i njëplani ekonomik për Ballkanin perëndimor në Samitin e Zagrebit”.

Zoti Várhelyi vlerësoi arritjet e bëra në Reformën në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore dhe shprehu bindjen se me përpjekjet e përbashkëta  të ecim përpara me procesin e integrimit. Ai gjithashtu theksoi rolin shumë të rëndësishëm tëParlamentit dhe bashkepunimit mes grupeve parlamentaregjatë periudhës para hapjes së negociiatave, por edhe pas hapjes së tyre.



Share