Kalendari i aktiviteteve për 100-vjetorin e parlamentarizmit shqiptar

  • Postuar më, 20/01/2020

Në kuadër të festimeve për  100-vjetorin e parlamentarizmit shqiptar do të zhvillohen aktivitetet si më poshtë:

- 21 janar, ora 9:30

Ceremonia në Shtëpinë e Kongresit në Lushnje.

Përshëndet Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

- 21 janar, ora 11:30-12:00

Çelja e Ekspozitës dhe shfaqja e Dokumentarit “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”.

Pallati i Kongreseve, holli para sallës së Albanologjisë. 

- 21 janar, ora 12:00-13:30

Konferenca shkencore “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”.

Pallati i Kongreseve, salla  e Albanologjisë.

- 22 janar, ora 10:00-20:00

Ditët e Hapura te salla e seancave.

- 23 janar, ora 11:00

Faza finale e konkursit të shkollave të mesme të Tiranës dhe Lushnjes për interpretimin e fjalimeve të përzgjedhura parlamentare 

Ju ftojmë të ndiqni dhe pasqyroni  me lidhje direkte, këto veprimtari kushtuar kësaj ngjarjeje madhore të historisë sonë kombëtare.


Share