Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori pjesë në pritjen me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë

  • Postuar më, 11/02/2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori pjesë në pritjen me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë, organizuar nga Bashkia e Tiranës në Pallatin e Brigadave. 

Në pritje morën pjesë personalitete të larta shtetërore, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë,  kryetarë të bashkive të vendit dhe autoritete të tjera lokale, drejtues e përfaqësues nga bashkitë shqiptare në rajon,  titullarë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, personalitete fetare, intelektualë, përfaqësues të medias,  shoqërisë civile dhe biznesit.


Share