Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi priti në takim Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, znj. Sophia Philippidou

  • Postuar më, 13/02/2020

13 shkurt 2020

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi priti në takim ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Greqisë në Shqipëri, Sh.S. znj. Sophia Philippidou, e cila shoqërohej nga znj. Valia Pentarvani, këshilltare e parë në Ambasadë.

Znj. Hysi i uroi mirëseardhjen ambasadores dhe vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit mes parlamentarëve të dy vendeve, si dhe theksoi nevojën e forcimit më tej të këtij bashkëpunimi. Bashkëpunimi parlamentar u vlerësua me rëndësi për forcimin e marrëdhënieve dhe besimit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.  

Në fund të takimit palët shprehën gatishmërinë e tyre në angazhimin e ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit parlamentar, shkëmbimit të përvojave mes parlamentarëve të dy vendeve.