Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë seancë dëgjimore me Dhomën Amerikane të Tregëtisë

  • Postuar më, 13/02/2020

Në drejtimin e kryetarit z. Enver Roshi, komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë  zhvilloi një seancë  dëgjimore për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin  “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të ndryshuar”,nismë kjo e deputetit z.Ilir Beqja,me grupet e interesit. Të ftuar ishin, znj. Mira Rakacolli  zëvendës ministre në ministrinë e Shëndetësisë si dhe  përfqësues nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, të cilët dhanë  sugjerimet e tyre dhe diskutuan mbi ndryshimet e propozuara.