Nënkomisioni për Diasporën dhe Migracionin zhvilloi seancë dëgjimore me ministrin Majko

  • Postuar më, 18/02/2020

Nënkomisioni për Diasporën dhe Migracionin, në drejtimin e z. Adnor Shametaj, zhvilloi sot një seancë dëgjimore me ministrin e Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko. Z. Majko shoqërohej në këtë seancë dëgjimore nga tre drejtuesit e agjencive kryesore në varësinë e ministrisë së drejtuar prej tij: Agjencia Kombëtare e Diasporës, Qendra e Botimeve për Diasporën dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës. Të tri agjencitë prezantuan detyrat, arritjet, objektivat e realizuara të vitit të fundit dhe projektet e vitit pasardhës, sakaq ministri Majko iu përgjigj interesit të deputetëve të nënkomisionit për çështje të caktuara.