Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi ndryshimet në ligjin “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”

  • Postuar më, 18/02/2020

Në drejtimin e kryetares, znj. Ermonela Felaj, komisioni për Sigurinë Kombëtare mori në shqyrtim me procedure të përshpejtuar projektligjin  “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”

E pranishme në komision për të folur rreth projektligjit ishte znj.Rovena Voda zëvendësministre në ministrinë e Brendshme e cila theksoi se “nëpërmjet këtij projektligji do të bëhet i mundur miradministrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga institucioni i posaçëm dhe organi kolegjial administrativ si dhe do të administrohen e kalohen në pronësi të shtetit provat materiale, sipas përcaktimeve të parashikuara”.

Relatorja e projektligjit znj.Elona Hoxha Gjebrea tha :"Projektligji që propozohet të miratohet synon të përcaktojë Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara si institucionin përgjegjës për administrimin edhe të provave materiale, përveç pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga organet e drejtësisë apo me urdhra administrativë, si dhe rregullat e procedurat për administrimin e tyre.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve të ndryshme nga anëtarët projektligji u miratua në parim .Më tej komisioni vijoi me shqyrtimin dhe  me pas me miratimin nen për nen dhe në tërësi te  projektligjit në fjalë