Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi Aktin normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

  • Postuar më, 19/02/2020

Në drejtimin e kryetares znj. Ermonela Felaj,komisioni për Sigurinë Kombëtare, mori në shqyrtim aktin normativ “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

E ftuar për të prezantuar përmbajtjen e aktit normativ , ishte znj Rovena Voda zëvendësministre në ministrinë e Brendshme. 

Znj. Voda foli për masat parandaluese, që propozohen në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike.

”Nëpërmjet këtij akti me karakter të përkohshëm synohet forcimi dhe ashpërsimi i luftës ndaj organizatave dhe grupeve të strukturuara kriminale, organizatave terroriste, bandave të armatosura si dhe individëve të përfshirë në krime të rënda.Ka filluar në fakt zbatimi i këtij akti normativ dhe pas 45 ditëve merr fuqinë e një ligji, pasi miratohet në Kuvend.Do të ketë një strukturë të vecantë në Policinë e Shtetit e cila njihet tashmë OFL ,Operacioni Forca e Ligjit në varësi të Departamentit për Krimin e Organizuar që së bashku me Drejtorinë e Antiterrorit do të jenë edhe organizmat përgjegjës për zbatimin e asaj cfarë parashikohet në këtë akt normativ i cili ka në strukturë 39 nene, duke garantuar dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut, bazuar edhe në parashikimet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” tha mes të tjerash  znj. Voda.

Relatorja e komisionit znj. Artemis Dhralo, në fjalën e saj përpara anëtarëve të komisionit, bëri një pasqyrim  në mënyrë  të përmbledhur të  përmbajtjes së këtij akti  nomativ. 

“Dispozitat e aktit në fjalë zbatohen vetëm ndaj subjekteve dhe pasurive të subjekteve të parashikuara në nenin 5 të këtij akri normativ, vetëm për kohën dhe kushtet e  parishukuara taksativisht në të”  theksoi znj. Dhralo

Më tej ,komisioni vijoi me pyetjet dhe diskutimet e anëtarëve dhe më pas miratoi aktin normativ në fjalë