Nis shqyrtimi i projektligjit për të drejtat e të dënuarve me burgim dhe paraburgim

  • Postuar më, 20/02/2020


20 shkurt 2020

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, në drejtimin e kryetares, znj. Ermonela Felaj, nisi sot shqyrtimin nen për nen të projektligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. E pranishme në komision për prezantimin e projektligjit ishte zëvëndësministrja e Drejtësisë, znj. Fjoralba Caka. Komisioni shqyrtoi sot 20 nenet e para të projektligjit dhe do të vijojë në mbledhjet e radhës me nenet e tjera dhe votimin në tërësi.