Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme znj. Mimi Kodheli priti në takim të dërguarën e posaçme për vendet e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikes Çeke znj. Hrebícková

  • Postuar më, 21/02/2020

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme znj. Mimi Kodheli priti në takim të dërguarën e posaçme për vendet e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikes Çeke znj. Hrebícková. Kjo e fundit është duke zhvilluar një tur në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të dëshmuar rëndësinë që vendi i saj i jep procesit të zgjerimit të BE-së.

Që në krye të herës e dërguara e posaçme theksoi mbështetjen e pakushtëzuar të vendit të saj në procesin e zgjerimit evropian me shtetet si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut. Ajo shprehu kënaqësinë e saj për mikpritjen nga ana e vendit tonë të metodologjisë së re prezantuar nga Komisioni Evorpian, ndërkohë tha se vendimi i pritshëm i marsit do duhet të jetë pozitiv. 

Sa i përket zhvillimeve të brendshme në vend, ajo tha se Presidenti duhet të qëndrojë mbi palët politike në vend e se shpreson se marsi do të jetë një muaj i mbarë për vendin duke ju referuar përgjigjes për negociatat.

Nga ana e saj znj.Kodheli sa i përket zgjerimit të BE-së tha se nevojitet një qasje strategjike dhe jo teknike, duke paralelizuar shembullin e zgjerimit të NATO-s. Në lidhje me vendet skeptike ajo tha se Shqipëria është duke vijuar bisedimet me to, por e cilësoi si një hap tejet të rëndësishëm ndryshimin e qëndrimit nga Presidenti Makron. Kryetarja Kodheli u shpreh se Shqipëria është duke luftuar edhe paragjykimet e vendeve të tjera, të cilat hezitojnë për shkak të eksperiencës jo të mirë më vendet e fundit që i janë bashkuar unionit.