Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miraton kalendarin e punimeve

  • Postuar më, 09/03/2020

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u mblodh sot, nën drejtimim e znj. Fatjona Dhimitri, ku u diskutua mbi kalendarin  për periudhën 2-20 mars 2020 si dhe u miratua procesverbali i datave 5 dhe 11 shkurt 2020.

Gjatë mbledhjes së komisionit u diskutua lidhur me kandidatët për plotësimin e 3- vendeve vakante për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së.  Nga ana e komisionit u kërkua informacion për vlerësimin paraprak të kandidaturave të propozuara për plotësimin e tri vendeve vakante në KDRTSH - së. Pike tjetër e diskutimit për t’u përfshirë në kalendar ishte dhe Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelin e pagave për Akademinë e Shkencave”.

Një tjetër ligj që u diskutua ishte dhe Projektligji, “Për censin e popullsisë dhe të banesave”, komision për dhënie mendimi (i padiskutuar në Komisionin e Ekonomisë)

Po ashtu në komision u diskutua dhe në lidhje me një interprelancë me znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit Sportit dhe Rinisë. Pas miratimit të procesverbaleve , u vendos që në mbledhjen e radhës, të behet dëgjesa e kandidatëve për KDRTSH-së.



Share