Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi projektligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve"

  • Postuar më, 10/03/2020

Në drejtimin e keryetares znj. Ermonela Felaj, Komisioni për Sigurinë Kombëtare, vijoi nga mbledhja e mëparshme, shqyrtimin nen për nen të  projektligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve".

Znj Felaj bëri me dije dhe rekomandimet e OSBE dhe Avokatit të Popullit,në lidhje me këtë projekt. Për të folur rreth reflektimeve për këto rekomandime dhe propozimet për ndryshim te bëra në draft, të ftuar ishin përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë . Relatore e këtij projektligji ishte znj. Antoneta Dhima.Pas pyetjeve dhe  diskutimeve anëtarët miratuan nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë 



Share