Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përshëndet vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Shqipëria, një vlerë e shtuar e qytetërimit europian

  • Postuar më, 24/03/2020

24 mars 2020

Kryetari i  Kuvendit, z.  Gramoz Ruçi,  përshëndeti sot vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për çeljen e  negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: “Ky vendim është  një ngjarje e madhe historike për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe gjithë rajonin. Është një vendim i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Europian. Është një vendim i merituar për Shqipërinë, që rikonfirmon se trashëgimia. rrënjet, kultura dhe aspiratat tona kanë prodhuar e konsoliduar vlerat tona europiane. Kuvendi i Shqipërisë është krenar për kontributin dhe legjitimitetin që i dha këtij procesi të gjatë e të vështirë, që më në fund gjeti mbështetjen dhe konsensusin e të gjitha vendeve anëtare. Shpreh  mirënjohjen dhe vlerësimin tim për të gjiithë protagonistët dhe kontribuesit në këtë sukses kombëtar. Tashmë Shqipëria jonë hodhi një hap të rëndësishëm drejt konfirmimit si  një vlerë e bashkuar e Bashkimit Europian.”


Share