Mblidhet komisioni hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë"
- Postuar më, 31/03/2020
Komisioni Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve
të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të
ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet
e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve dhe
procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të
gjyqtarëve kushtetues” në drejtimin e
kryetarit, z. Ulsi Manja, diskutoi në mbledhjen e realizuar nëpërmjet sistemit
online Cisco Webex, zgjatjen e afatit të
veprimtarisë së Komisionit Hetimor.
Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së datës 28 shkurt 2020, diskutimet e mbledhjes së Komisionit u përqëndruan rreth marrjes së vendimit të ndërmjetëm për zgjatje e afatit të Komisionit Hetimor dhe përcaktimin e afatit të ri.
Në përfundim të diskutimeve, Komisioni miratoi vendimin e ndërmjetëm për t’i kërkuar Kuvendit zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor deri më datën 31 korrik 2020.