Konsultimi i jashtëm i Qendrës se Vizitorëve

  • Postuar më, 02/04/2020

Në kuadër të përgatitjeve për ngritjen e qendrës së vizitorëve ne Kuvendin e Shqipërise, Kuvendi në bashkëpunim me Institutin Demokratik Amerikan (NDI) ka filluar një proces konsultimi në lidhje me funksionet dhe aktivitetet që mund të organizohen përmes kësaj qendre. 

 

Për shkak të rrethanave, konsultimet do të bëhen përmes mjeteve elektronike, pyetësorëve online apo video konferencave. Pas përfundimit të procesit të konsultimit, do të hapet një konkurs publik propozimesh për dizajnin e qendrës së vizitorëve i cili do të reflektojë mbi funksionet dhe aktivitetet që parashikohen të organizohen në qendrën e vizitorëve.

Për këtë qëllim është zhvilluar një pyetësor të cilin mund ta aksesoni në këtë link:

Pyetësor mbi konsultimin për qendrën e vizitorëve

Jeni të lutur të jepni mendimet tuaja brenda datës 7 Prill duke iu përgjigjur pyetjeve mbi ngritjen e qendrës së vizitorëve. Këto pergjigje do të reflektohen në përgatitjet për dokumentacionin për konkursin e ideve dhe në diskutimin e funksioneve dhe aktiviteteve në qendrën e vizitorëve.



Share