Kuvendi ndriçohet në blu: Solidaritet në Ditën e Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin

  • Postuar më, 02/04/2020

Me rastin e 2 prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë, në mbrëmjen e kësaj dite është ndriçuar në ngjyrë blu. Kuvendi i bashkohet  me këtë veprim nismës së  Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenic Scaglione”, për sensibilizimin dhe solidarizimin e publikut për këtë ditë kushtuar kësaj kategorie të fëmijëve shqiptarë.


Share