Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”

  • Postuar më, 06/04/2020

6 prill 2020

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, nën drejtimin e kryetarit Niko Peleshi dhe në cilësinë e komisionit përgjegjës, në mbledhjen e realizuar nëpërmjet sistemit online Cisco Webex, vijoi shqyrtimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, ‘Për sektorin e energjisë elektrike’, të ndryshuar”.  

Të ftuar në mbledhjen e Komisionit ishin përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, zëvendësministri z. Ilir Bejtja dhe z. Gjergj Simaku.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit, deputeti socialist z. Ilir Beqaj prezantoi propozimet e tij për disa ndryshime në projektligj, lidhur me pronësinë e kabinave të reja elektrike, të cilat do të ndërtohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 

Komisioni u njoh edhe me mendimet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me propozimet e zotit Beqaj dhe në përfundim të diskutimeve, vendosi që miratimi i tyre të bëhet në mbledhjen e ardhshme të Komisionit.




Share