Zëvendëskryetarët

Zëvendëskryetarët bashkëpunojnë me Kryetarin e Kuvendit për realizimin e detyrave të Kryetarit; ata thirren për këshillim nga Kryetari sa herë shihet e nevojshme. Në rast se Kryetari mungon ose është në pamundësi të kryejë detyrat e tij, ai autorizon një nga zëvendëkryetarët për kryerjen e tyre. Në mungesë të autorizimit, ai zëvendësohet nga Zëvendëskryetari i Kuvendit që i përket shumicës parlamentare. Në mbështetje të nenit 8, pika 2 të Rregullores së Kuvendit një zëvendëskryetar duhet t'i përkasë partisë më të madhe të opozitës parlamentare. Aktualisht në postin e zëvendëskryetarit të Kuvendit janë zgjedhur deputetja Vasilika Hysi (PS) dhe deputeti Myslim Murrizi (grupi parlamentar "Demokrat").