Struktura Kryetari Zëvendëskryetarët Byroja e kuvendit Grupet parlamentare

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën përbëhet nga 5 deputetë. Përbërja miratohet nga Kuvendi me votim të hapur me propozim të Kryetarit të Kuvendit, pas këshillimeve me kryetarët e grupeve parlamentare. Sekretari i Sekretariatit, në përputhje me detyrat e caktuara nga Byroja, drejton sekretariatin. Ai informon rregullisht Kryetarin dhe Byronë e Kuvendit për veprimtarinë e sekretariatit përkatës.

Përbërja aktuale është si vijon: Alket Hyseni – Sekretar (grupi parlamentar PS), Adnor Shameti – anëtar (grupi parlamentar PS), Edmond Leka - anëtar (grupi parlamentar PS), Arlind Çaçani - anëtar  (grupi parlamentar "Demokrat"), Enver Roshi - anëtar.(grupi parlamentar "I Pavarur").