Sekretariati për Statusin e Deputetit

Sekretariati për Statusin e Deputetit përbëhet nga 3 deputetë. Përbërja miratohet nga Kuvendi me votim të hapur me propozim të Kryetarit të Kuvendit, pas këshillimeve me kryetarët e grupeve parlamentare. Sekretari i Sekretariatit, në përputhje me detyrat e caktuara nga Byroja, drejton sekretariatin. Ai informon rregullisht Kryetarin dhe Byronë e Kuvendit për veprimtarinë e Sekretariatit përkatës. Përbërja është si vijon: Vakant - Sekretar (PD/LSI), Xhemal Qefalia - anëtar (PS), Ilirian Pendavinji - anëtar (PS).