Sekretariati për Kërkimin Shkencor, Bibliotekën dhe Botimet

Sekretariati për Kërkimin Shkencor, Bibliotekën dhe Botimet përbëhet nga 3 deputetë. Përbërja miratohet nga Kuvendi me votim të hapur me propozim të Kryetarit të Kuvendit, pas këshillimeve me kryetarët e grupeve parlamentare. Sekretari i Sekretariatit, në përputhje me detyrat e caktuara nga Byroja, drejton sekretariatin. Ai informon rregullisht Kryetarin dhe Byronë e Kuvendit për veprimtarinë e sekretariatit përkatës. Përbërja është si vijon: Besnik Baraj – Sekretar për Kërkimin Shkencor, Bibliotekën e Botimet Parlamentare (PS), Musa Ulqini – anëtar (PS), Romeo Gurakuqi – anëtar (PD).