Sekretariati për Marrëdheniet me Jashtë

Sekretariati për Marrëdhëniet me Jashtë përbëhet nga 3 deputetë. Përbërja miratohet nga Kuvendi me votim të hapur me propozim të Kryetarit të Kuvendit, pas këshillimeve me kryetarët e grupeve parlamentare. Sekretari i Sekretariatit, në përputhje me detyrat e caktuara nga Byroja, drejton sekretariatin. Ai informon rregullisht Kryetarin dhe Byronë e Kuvendit për veprimtarinë e sekretariatit përkatës. Përbërja është si vijon: Ervin Bushati – Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë (PS), Elona Hoxha – anëtare (PS), Aldo Bumçi – anëtar (PD).