Komisioni për Integrimin Europian

Komisioni për Integrimin Europian shqyrton brenda fushave të përgjegjësisë projektligjet, projektvendimet dhe çështjet e tjera që paraqiten në Kuvend, kryen studime për efektivitetin e ligjeve në fuqi, ndjek zbatimin e ligjeve dhe kontrollon veprimtarinë e ministrive dhe të organeve të tjera qendrore, duke i propozuar Kuvendit ose Këshillit të Ministrave marrjen e masave përkatëse, si dhe propozon për miratim në Kuvend projektligje, projektdeklarata ose projektrezoluta. Fushat e përgjegjësisë: Çështjet e integrimit europian, përafrimi i legjislacionit me acquis e Bashkimit Europian, mbikëqyrja e zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, si dhe mbikëqyrja e asistencës financiare të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Përbërja është si vijon: Genc Pollo – kryetar (PD), Bledar Çuçi – zëvendëskryetar (PS), Fatmir Velaj – sekretar (PS), Elisa Spiropali – anëtare (PS), Sadri Abazi – anëtar (PS), Musa Ulqini – anëtar (PS), Ilir Pendavinji – anëtar (PS), Taulant Balla – anëtar (PS), Arben Kamani – anëtar (PS), Klodiana Spahiu – anëtare (PS), Aldo Bumçi – anëtar (PD), Vangjel Dule – anëtar (I Pavarur), Grida Shqima – anëtare (PD), Jorida Tabaku – anëtare (PD), Klajda Gjosha – anëtare (LSI), Viktor Tushaj- anëtar (LSI) Anëtarët zëvendësues janë: Eglantina Gjermeni (PS), Andrea Marto (PS), Ilir Beqaj (PS), Edi Paloka (PD), Rudina Hajdari (PD).