Komisioni për Sigurinë Kombëtare

Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrton brenda fushave të përgjegjësisë projektligjet, projektvendimet dhe çështjet e tjera që paraqiten në Kuvend, kryen studime për efektivitetin e ligjeve në fuqi, ndjek zbatimin e ligjeve dhe kontrollon veprimtarinë e ministrive dhe të organeve të tjera qendrore, duke i propozuar Kuvendit ose Këshillit të Ministrave marrjen e masave përkatëse, si dhe propozon për miratim në Kuvend projektligje, projektdeklarata ose projektrezoluta. Fushat e përgjegjësisë: Organizimi i mbrojtjes kombëtare dhe Forcat e Armatosura, bashkëpunimi ushtarak, punët e brendshme, emergjencat civile, rendi publik dhe shërbimet sekrete. Përbërja është si më poshtë vijon: Ermonela Valikaj (Felaj) – kryetare (PS), Flamur Noka – zëvendëskryetar (PD), Pjerin Ndreu – sekretar (PS), Xhemal Qefalia – anëtar (PS), Paulin Sterkaj – anëtar (PS), Anduel Xhindi – anëtar (PS), Vullnet Sinaj – anëtar (PS), Luan Duzha – anëtar (PS), Elona Hoxha – anëtare (PS), Sadi Vorpsi – anëtar (PS), Luan Harusha – anëtar (PS), Xhemal Gjunkshi – anëtar (PD), Ervin Salianji – anëtar (PD), Anton Frrokaj – anëtar (PD), Myslym Murrizi – anëtar (PD), Isuf Çelaj – anëtar (PR), Luan Rama – anëtar (LSI), Endrit Braimllari – anëtar (LSI). Anëtarët zëvendësues janë: Milva Ekonomi (PS), Antoneta Dhima (PS), Klodiana Spahiu (PS), Spartak Braho (PS), Klevis Balliu (PD), Luan Baci (PD), Nasip Naço (LSI), Përparim Spahiu (LSI).