Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore

Kuvendi me vendimin nr. 102/2017 ka ngritur komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore i cili ka për detyrë hartimin e ndryshimeve të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit të viteve 2013, 2015 dhe 2017, të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet dhe të propozimeve të partive politike që në zgjedhjet e fundit kanë marrë secila jo më pak se 1 për qind të votave në zgjedhjet e fundit për Kuvendin. Komisioni drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike. Përbërja e Komisionit është si vijon: Blerina Gjylameti bashkëkryetare (PS), Vasilika Hysi anëtare (PS), Alket Hyseni anëtar (PS), Adnor Shameti anëtar (PS), Klotilda Bushka anëtare (PS), Ermonela Felaj anëtare (PS), Damian Gjiknurii anëtar (PS), Bashkim Fino anëtar (PS), Musa Ulqini anëtar (PS), Nard Ndoka anëtar (I pavarur). Komisioni ka përfunduar afatin e veprimtarisë së tij më 21 shkurt 2019.