Komisioni hetimor për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike

<p> Kuvendi me vendimin nr. 30/2018 ka ngritur komisionin hetimor për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton z. Saimir Tahiri ish-Ministër i Brendshëm. Objekti i komisionit hetimor është verifikimi i çdo lloj dyshimi për ndikim të paligjshëm në ushtrimin e ndjekjes penale në mënyrë të pavarur nga organet kompetente të ngarkuara me ligj, në hetimin penal të këtij rasti. Hetimi do të synojë mbrojtjen e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetin e së drejtës dhe demokracinë funksionale, me qëllim parandalimin e pasojave negative për shtetin, qytetarët dhe interesin publik si dhe nxjerrjen e përgjegjësive konkrete institucionale. Përbërja e këtij komisioni është si vijon: Ermonela Felaj, zëvendëskryetare (PS), Bashkim Fino, anëtar (PS), Klotilda Bushka, anëtare (PS), Pjerin Ndreu, anëtar (PS), Xhemal Qefalia, anëtar (PS), Paulin Sterkaj, anëtar (PS). Anëtarë zëvendësues janë: Alket Hyseni (PS), Adnor Shameti (PS).</p><p>Komisioni ka përfunduar veprimtarinë e tij më 6 dhjetor 2018.</p>