Struktura
Kryetari
Zëvendëskryetarët
Byroja e kuvendit
- Sekretariati per Buxhetin
- Sekretariati per Procedurat dhe Votimet
- Sekretariati për Statusin e Deputetit
- Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet
- Sekretariati për Marrëdheniet me Jashtë
- Sekretariati për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit
- Komisioni për Cështjet Ligjore, Administratën publike dhe të Drejtat e Njeriut
- Komisione për Integrimin Europian
- Komisioni për Politikën e Jashtme
- Komisione për Ekonominë dhe Financat
- Komisioni për Sigurinë Kombëtare
- Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
- Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
- Komisioni hetimor për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike
- Komisioni hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe të institucioneve të tjera shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me çertifikatë sigurie.
- Komisioni hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
- Nënkomisioni për Diasporën dhe Migracionin
- Nënkomisioni për Qeverisjen Vendore
- Nënkomisioni për barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas
- Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut
- Nënkomisioni për Administratën Publike
- Nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë
- Nënkomisioni për monitorimin e zbatimit të buxhetit të shtetit dhe kontrollin e tij
Nënkomisioni për barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas
Në përbërje të komisioneve të përhershme, me propozimin e Konferencës së Kryetarëve, mund të ngrihen edhe nënkomisione për probleme të veçanta. Anëtarët e nënkomisioneve, së bashku me kryesitë e tyre, zgjidhen me votim të hapur nga Kuvendi me propozimin e Konferencës së Kryetarëve, duke u mbështetur në listat e kandidatëve të hartuara në marrëveshjen e Kryetarit të Kuvendit me kryetarin e çdo grupi parlamentar. Kuvendi mund të ndryshojë përbërjen e nënkomisioneve, duke ruajtur përpjesëtimin që zënë grupet parlamentare në Kuvend. Për ndryshimin e numrit dhe të përbërjes së nënkomisioneve synohet arritja e mirëkuptimit mes grupeve parlamentare. Kryesia e nënkomisionit përbëhet nga kryetari dhe zëvendëskryetari. Në rast se kryetari mungon ose është në pamundësi të kryejë detyrat e tij, mbledhja drejtohet nga zëvendëskryetari që i përket shumicës parlamentare. Në mungesë të këtij të fundit, mbledhja drejtohet nga zëvendëskryetari që i përket grupit më të madh të pakicës parlamentare. Përcaktimi i përbërjes së kryesive të nënkomisioneve bëhet duke mbajtur parasysh përfaqësimin në to të grupeve parlamentare, sipas përpjestimit që zënë në Kuvend.
Kuvendi me vendimin nr. 113/2017 ka ngritur nënkomisionin “Për barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas” në përbërje të komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Objekti dhe fusha e përgjegjësisë së këtij nënkomisioni janë:
a) ndërmarrja e hapave të nevojshëm për adresimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave;
b) gjetja e mekanizmave efikasë për parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje;
c) propozimi i ndërhyrjeve ligjore të nevojshme që ndihmojnë në përmirësimin e mbrojtjes së grave dhe vajzave dhe rritjes së sigurisë së jetës së tyre;
d) mbikëqyrja parlamentare e institucioneve përgjegjëse për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, përmbushja prej tyre e të gjitha detyrimeve ligjore, zbatimi i masave për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe fuqizimi social dhe ekonomik i tyre.
Përbërja aktuale është si vijon: Eglantina Gjermeni (Kryetar) - grupi parlamentar PS, Arlind Çaçani- zëvendëskryetar (grupi parlamentar "Demokrat"), Elona Hoxha -anëtar (grupi parlamentar PS), Musa Ulqini anëtar - (grupi parlamentar PS), Klodiana Spahiu anëtare - (grupi parlamentar PS), Rudina Hajdari - anëtare (grupi parlamentar "Demokrat"), vakant - anëtar, vakant - anëtar , Antoneta Dhima - anëtar (grupi parlamentar PS). Amra Barova - anëtare (grupi parlamentar "I pavarur"), Ediola Braha (grupi parlamentar "I Pavarur").
anëtare zëvendësuese janë: Almira Xhembulla (grupi parlamentar PS), Milva Ekonomi (grupi parlamentar PS), Enada Kapllani "grupi parlamentar "I pavarur'), Fatjona Dhimitri (jashtë grupeve parlamentare).